EMRI/ Shoferi i ambulancës së spitalit gjendet i vdekur në banesë, dyshime se ishte i infektuar me Covid

0

Një shofer ambulance në Spitalin Rajonal të Beratit, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme.

60-vjeçari Shkëlqim Metolli është gjetur pa jetë në banesë nga të afërmit e tij.

Mësohet se Metolli kishte disa ditë që ndodhej me raport në shtëpi, për shkak se ishte i sëmurë.

Ai kishte shfaqur shenja të dukshme të Covid-19 dhe për shkak se jetonte i vetëm, familjarët i kishin kërkuar të bënte tamponin por nuk kishte pranuar.

Disa ditë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, të cilën po e trajtonte në shtëpi me medikamente, Metolli ka pësuar një arrest kardiak dhe ka gjetur vdekjen.

Burime të brendshme nga Spitali Rajonal i Beratit bëjnë me dije se është kërkuar nga ana e familjarëve ekzaminimi i kufomës për të mësuar nëse ishte i prekur apo jo nga Covid-19.

Dyshimet se shoferi i ambulancës ishte i prekur nga Covid-19 janë hedhur edhe nga kolegët e tij dhe mjekët e spitalit,që konfirmojnë se Metolli kishte shfaqur edhe gjatë ditëve të fundit të punës shenja të lodhjes fizike dhe temperaturë të vazhdueshme.

Shkëlqim Metolli punonte prej 34-vjetësh si shofer ambulance në Spitalin Rajonal të Beratit,ku këtë vit kishte punuar në vijën e parë të luftës kundër Covid-19,duke transportuar çdo ditë të sëmurët në gjendje të rënduar nga Spitali i Beratit drejt spitaleve Covid në Tiranë.

60-vjeçari Shkëlqim Metolli u përcoll sot nga familjarët për në banesën e tij të fundit,nën masat anticovid.

Artikulli i mëparshëmMasat e rrepta kundër Covid/ Ja sa persona lejohen në tryezën e Krishtlindjes në Greqi
Artikulli i radhës‘Beogradi po kthen idenë e ‘Serbisë së Madhe’/ Presidenti i Malit të Zi akuza Vuçiçit