Pandemia e Covid-19 solli pezullimin e kampionateve në të gjithë sportet, përfshirë edhe Formula 1. Nisja e Botërorit 2020 është shtyrë shumë herë, por gjithsesi organizatorët mbeten optimistë se sezoni do të mbyllet sipas afateve, megjithëse numri i garave do të jetë më i ulët. Në ditën kur Çmimi i Madh I Francës, në program në fund të qershorit u anulua, organizatorët kanë dhënë një lajm të mirë për të gjithë tifozët.
“Jemi oprimistë se do të nisemi gjatë verës me garat e Europës. Në planin tonë, gara e parë do të jetë ajo e 5 korrikut në Austri. Më pas, në Europë do të garohet deri në muajin shtator dhe më pas në kontinentet e tjerë”, thuhet në njoftimin e “Liberty Media”, kompania që organizon Formula 1.