Kryetari i PAA Agron Duka bën apel për marrjen e masave të menjëhershme për shmangien e përmbytjeve nga reshjet e mëdha që parashikohen në vend.
Duka shprehet se tashmë zonat më të rrezikuara nga përmbytjet janë të përcaktuara, ndaj duhet parandaluar risku i përmbytjeve në këto zona, nga të cilat mund të përmendim: Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, etj.
Ai shton se disa kërkesa duhen bërë që tani, e ata janë:
- Verifikimi i kanaleve kulluese duke filluar nga zonat me risk të lartë.
- Verifikimi i stacioneve të pompave për shkarkimin e ujërave të përmbytjeve.
- Verifikimi i sistemit të furnizimit me energji të stacioneve të pompimit.
- Plan efektiv për evadimin e njerëzve por edhe bagëtive në zonat me risk të lartë.
PAA i kërkon qeverisë të bëjë maksimumin për të minimizuar humbjet nga përmbytjet.