Udhëtimi i parë i linjës Alitalia i testuar për Covid mbërriti në Romë nga New York-u të Mërkurën në mëngjes. Iniciativa e re lejon pasagjerët që fluturojnë mes Romës dhe disa destinacione të Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë një test të saktë negativ të ndërmarrë në 48 orët e fundit, ose të testohen përpara se të hyjnë në avion. Të gjithë 100 pasagjerët u testuan negativ për virusin, në fluturimin që mbërriti në orën 8 në Fiumicino.
Në mbërritje në Itali, pasagjerët ndërmorën një tjetër test të koronavirusit, që nëse del negativ, i përjashton ata nga karantina 14-ditore në vend. Përjashtimi nga karantina aplikohet vetëm në Itali, ndërsa kufizimet në hyrje në Shtetet e Bashkuara qëndrojnë. Në Shtator, në përpjekje për të rinisur fluturimet e brendshme pas valës së parë të epidemisë, Alitalia eksperimentoi me testimet e Covid-19 në disa fluturime mes Romës dhe Milanos, dy qendrat më të mëdha. Megjithatë, qeveria kufizoi ashpër lëvizjet mes rajoneve për të frenuar valën e dytë të infeksionit. Fiumicino ka patur një rënie gjigante të trafikut të pasagjerëve këtë vit për shkak të koronavirusit.