Nafta u shfaq e qëndrueshme në sesionin e datës 10 Dhjetor, megjithatë po gjendet nën presion si pasojë e rritjes surprizë të rezervave në SHBA gjatë javës së kaluar. Por, lajmet pozitive mbi vaksinat kundër Covid-19 kanë rikthyer shpresat për rimëkëmbjen e shpejtë të kërkesës për naftë.
Instituti Amerikan i Naftës deklaroi se rezervat e naftës bruto, të benzinës dhe të karburanteve të distiluara u rritën ndjeshëm gjatë javës së kaluar, me rezervat e naftës bruto që u rritën me 1.14 milionë fuçi, kundrejt parashikimeve për një rënie me 1.42 milionë fuçi. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Britania filloi vaksinimin masiv të popullit në martën, duke u bërë një model për vendet e tjera mbi logjistikën e shpërndarjes, në sfidën më të madhe në histori, në kohë paqeje.Ndërkohë, vaksina e Prizer dhe BioNTech pritet të marrë miratimin edhe nga Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA dhe shumë shpejt mund të fillojë vaksinimin edhe në ekonominë më të madhe në botë. Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm për shkak të rritjes së shpejtë të infektimeve me koronavirus, sidomos në SHBA, Gjermani dhe Korenë e Jugut.
Bursa për datën 10 Dhjetor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 440.00 | + 24.00 |
DIESEL | 416.50 | + 16.25 |
©aktualitet.al