U eleminuan që në grupe, italianët e çojnë Taren te Interi

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot_20181231-165954_Chrome-01-300x177.jpeg

Simone Inzaghi dhe Lazio mund të ndahen në fund të sezonit. Kontrata e tyre përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë hap për të shkuar drejt rinovimit.

Il Messaggero nga Italia raporton se e ardhmja e Igli Tares lidhet ngushtë me atë të Inzaghit. Marrëdhënia si në punë dhe edhe jashtë saj mes dyshes së njohur është shumë e mirë dhe duan që bashkëpunimi të vazhdojë.

Ata mund të transferohen të dy te Interi. Zikaltërit mbrëmë u eliminuan nga Champions League dhe vendi i Conte në krye të skuadrës është vënë seriozisht në rrezik.

Inzaghi është një nga kandidatët kryesorë për të marrë stolin zikaltër dhe trajnerin pritet ta ndjekë edhe Tare, për të riformuar dyshen, këtë herë me ngjyra zikaltër.

Artikulli i mëparshëmPolicia që vret
Artikulli i radhës‘Drejtësi për Klodianin’/ Ngrihen në këmbë Vlora, Lezha, Mamurrasi…