Protestuesit vijojnë me strategji guerile/ Tirana në ‘flakë’

0
Protestuesit vijojnë me strategji guerile/ Tirana në ‘flakë’

Edhe pse ministri i Brendshëm ka dhënë dorëheqje, protesta në Tiranë nuk njeh të ndalur.

Ndryshe nga një ditë më parë, protestuesit kanë ndërruar strategji duke u shpërndarë nëpër grupe më të vogla.

‘Lufta’ e tyre guerile ka bërë që qendra e Tiranës dhe bulevardi kryesor të zhyten në kaos.

Në fillim, protestuesit goditën me sende të forta policët dhe ministrinë e punëve të brendshme e më pas u shkuan para kryeministrisë.

Kordona policie i mbrojtën dy institucionet dhe përdorën ndaj protestuesve makina me ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u shpërndanë në grupe më të vogla, duke goditur institucione të tjera pranë shëtitores ‘Dëshmorët e Kombit’, duke përfshirë edhe ministrinë e financave.

Forcat e rendit po i ndjekin grupet e protestuesve përgjatë shëtitores.

Në sheshin Skënderbej po ashtu policia po largon protestuesit e mbledhur në afërsi të Bankës së Shqipërisë, ku gjendet edhe selia e Partisë Socialiste.

Grupe më të vogla protestuesish janë zhvendosur në lulishten në krah të presidencës. Aty është hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Artikulli i mëparshëm‘Drejtësi për Klodianin’/ Ngrihen në këmbë Vlora, Lezha, Mamurrasi…
Artikulli i radhësLargim apo dorëheqje/ Sandër Lleshaj rrëfen humbjen e fëmijës