Vajza e Niko Peleshit mbështet protestuesit: Mua më mbron mbiemri im, po Klodianin?

0
Vajza e Niko Peleshit mbështet protestuesit: Mua më mbron mbiemri im, po Klodianin?

Aleksia Peleshi, vajza e ish-kryeministrit Niko Peleshi ka dalë në mbështetje të protestuesve, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Me anë të një psotimi në Instagram, ajo shprehet se ngjarja ishte tragjike, ndërsa shton se popullsi ndjen pasiguri.

“Populli ndjen pasiguri. Në vend të Klodianit mund të ishte secili prej nesh. Ndoshta jo unë. Mua më mbron mbiemri që kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjerë, kush i mbron”, thotë ndër të tjera Aleksia Peleshi.

Postimi i plotë:

Ngjarja tronditese e se martes me la te heshtur per dite me rradhe sepse per nje tragjedi te tille fjalet nuk kane me vlere. Kemi nevoje qe dikush te mbaje pergjegjesi morale edhe nese s’eshte shkaktar direkt i kesaj makabre. Populli ndjen pasiguri. Ne vend te Klodianit mund te ishte secili prej nesh. Ndoshta jo une. Mua me mbron mbiemri qe kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjere, kush i mbron?

Klodiani nuk do te kthehet me, por reagimi i shpejte i ministrit duke marre pergjegjesi per kete ngjarje kaq te rende mund t’i ktheje qytetareve te frustruar e te trembur besimin se kjo eshte nje ngjarje e vecuar qe nuk perfaqeson gjithe policine. Besimin se ne kete vend, ka edhe drejtesi. Ka edhe reflektim.

Une sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytezojne tragjedi te tilla per te bere lojera politike, jo. Jam me ata protestues per te cilet asgje nuk eshte me e rendesishme se sa jeta e nje njeriu te pafajshem qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes.

Artikulli i mëparshëmPAMJE TE RENDA/ Shihni si dhunon policia protestuesit para zyrës së Ramës (VIDEO)
Artikulli i radhësNafta tregtohet e qëndrueshme. Të dhënat jozyrtare në SHBA tregojnë rritje të rezervave me 1.14 mln fuçi. Bursa për datën 10 Dhjetor 2020