Lezhë/ Tritol për të dytën herë brenda tre javësh pallatit në ndërtim

0

Tjetër shpërthim në pallatin në ndërtim tek “Rana e Hedhun”. Pallati është në pronësi të 56-vjeçarit Liman Gjoka.

Vetëm 3 javë më parë, më datë 21 nëntor, ky objekt në ndërtim ishte shënjestër e një sulmi të ngjashëm.

Sot, sipas policisë, shpërthimi i lëndës plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin, Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.” – njoftoi policia. 

Artikulli i mëparshëm“Vjosa të shpallet Park Kombëtar”/ Meta: Anulimi i lejeve për digat është fitorja e betejës së parë
Artikulli i radhësProcedohen penalisht 16 persona për protestat në Korçë e Bulqizë për vrasjen e Klodian Rashës/ Në Tiranë mbahen të shoqëruar 12 protestues