“Dje dëgjova ministrin e Sportit të thoshte se duhej menduar për të mbrojtur shëndetin, por që lejon të vrapohet në parqe në mes njerëzve dhe jo në qendrat sportive me masat e duhura. Nuk e di cili është qëllimi i tij, por e sigurt është se nuk po ndihmon futbollin. Në bazë të vendimeve që janë marrë, të krijohet përshtypja se jemi të diskriminuar”.
Pas disa muajsh në heshtje, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, thyen akullin dhe merr një pozicion të ashpër kundër ministrit të Sportit, Vinçenco Spadafora, në lidhje me moslejimin e rinisjes së stërvitjes për ekipet e fubollit. “Ajo që më habit është fakti sesi ka mundësi që skuadra si Juventusi dhe Interi nuk pozicionohen në një situatë të tillë”.