
Pas protestës së djeshme, dhjetra të rinj u shoqëruan në komisariat ndërsa efektivët janë denoncuar se kanë ushtruar dhunë ndaj tyre. JOQ ALBANIA ka siguruar një video ku duket një i ri që është dhunuar rëndë dhe ndodhet në ambulancë teksa qan dhe me gjysmë zëri i thotë: ‘Pse me më rraf mu, mua s’me rref as babi im’.
Ndërsa polici i kërkon vazhdimisht që të qetësohet. Ndërkohë që qytetarët që e kanë filmuar tregojnë se i ka shumë të shpejta rrahjet e zemrës. Mbetet e paqartë se si është gjendja e të riut momentalisht dhe çfarë dëmesh ka pësuar nga protesta e ditës së djeshme.
