Burime nga policia bejnë publike detaje nga plagosja e 46-vjeçarit Klodjan Memokondaj pasditen e sotme në Vlorë.
Bëhet me dije se Klodjan Memokondaj është goditur me thikë në trup e kokë, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Memokondaj u plagos me thikë dhe jo me armë siç u raportua më herët, edhe pse në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Burimet nga brenda policisë thonë se momentalisht janë 3 të shoqëruar, nga të cilët 1 pritet të ndalohet teksa dyshohet se konflikti ishte momental dhe mund të jenë përfshirë më shumë persona sesa vetëm i plagosuri dhe autori.