E gjithë Gjermania po pyet: Kur do të nisim vaksinimin?
Sipas gazetës BILD, pavarësisht se vaksina e Pfizer dhe Biontech është prodhuar në Gjermani, rajone të tjera të botës po vaksinohen më shpejt se ata.
Në Britani, Kanada, Bahrein dhe Izrael ka nisur vaksinimi masiv. Në SHBA pritet të nisë sot.
Por përse Gjermania nuk e ka nisur akoma procesin?
Arsyeja është se Gjermania po pret miratimin nga Bashkimi Europian. Ky është një proces i ngadaltë burokratik.
Sipas Peter Tiede të gazetës BILD, Gjermania mund të kishte miratuar vaksinën sipas një procedure urgjente, por nuk ka dashur të veprojë vetëm. Në këtë mënyrë ata do të presin miratimin e autoritetit evropian të ilaçeve, EMA.
Vendimi nga EMA mendohet se do merret më 29 dhjetor. Kjo do të thotë se vaksinimi do të nisë në janar më së paku.
Ekspertët honë se këto vonesa do të shkaktojnë së paku 20 mijë viktima.