Nën akuzën e “organizimit të grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshëm” si dhe atë të “shkatërrimit të pronës publike dhe private”, policia arrestoi në flagrancë 4 shtetas dhe procedoi në gjendje të lirë 46 të tjerë. Në njoftimin e policisë thuhet se si pasojë e goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta është dëmtuar një punonjës policie.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private.