Balla: Akte si ai me 25-vjeçarin ndodhin kudo, djegia e pemës ishte e rëndë

0
Bashkimi Europian i tha 'PO' Shqipërisë, reagon Taulant Balla | Gazeta  Bulevard

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pohoi sot se ngjarje të tilla të rënda si ajo e 25-vjeçarit në Tiranë, ndodhin edhe në vend të botës.

Ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ku ndër të tjera dënoi djegien e elementëve festivë gjatë protestave.

Po kështu Balla krahasoi reagimin e policisë në SHBA me atë të policisë shqiptare.

“Shihni protestat në SHBA, nëse do më thoni që qasja këtu është më e ashpër se në SHBA, unë do thoja po, ka një tejkalim. Por, mos harroni se jemi në kushtet kur ke 16 punonjës policie të plagosur, njëri prej tyre rrezikon shikimin, gjej rastin të falenderoj qeverinë që e ka çuar për kurim jashtë vendit”.

“Goditja dhe vendosja e zjarrit tek elementët që përbëjnë festën e Krishtlindjes është e rëndë. Unë jam mysliman, kam një bashkëshorte ortodokse dhe festojmë të gjitha festat. Nuk gjej arsye të them si djali im del nga shtëpia dhe i vë zjarrin bredhit” – tha Balla Balla.

Artikulli i mëparshëmAksident i trefishtë në bulevard, ‘Porsche’ i zi futet mes dy makinave
Artikulli i radhësVaksinimi në Shqipëri në vitin 2022/ ‘Economist’ publikon hartën