Luciana Littizzetto i është përgjigjur Wanda Nara-s gjatë emisionit ‘Che Tempo Che Fa’. Në fakt, gruaja e Icardi ishte ndjerë e ofenduar nga një batutë e saj dhe premtoi një betejë në gjykatë. Aktorja e humorit ka përfituar nga rasti ti përgjigjet: “Nëse poston një foto në rrjetet sociale, dikush ka të drejtë ta komentojë atë. Një batutë e dalë keq nuk është seksizëm. Tani le ta shohim këtë foto, këtu, unë do të doja të përqendrohesha në bukurinë e guximshme të kësaj panorame, në shkëlqimin e këtij kali, le ta vendosim veten në rolin e kalit, ka sy të trishtuar sepse duhet të shkojë trokthi ose me galop dhe në vend të kësaj ai duhet të qëndrojë i ndaluar. Ai ka syrin e trishtuar të Sardonit gjatë maratonës së Mentanas, të trishtuar si ata të kalit të Rai-t në Viale Mazzini. E bënë një dhomë zhveshjeje, shiko Wandan: herën tjetër ishte kthyer përpara, tani prapa, është si dyshekët: ka një anë verore dhe një dimërore.
Luciana Littizzetto përfundon me një shigjetim tjetër për gruan e Mauro Icardit: “Zoti bekoftë gratë që dinë të qeshin mes tyre, një humoristi mund ti rastisë një shaka e gabuar, por nuk është seksizëm. Seksizmi është një tjetër gjë. Seksizmi është urrejtje ndaj grave, duke menduar se gratë janë inferiore ndaj burrave … është dhuna e bazuar në gjini, është gjymtimi i organeve gjenitale të grave për të hequr kënaqësinë e grave. Seksizmi nuk është vetëm parandalimi i një fotoje nudo mbi një kalë, por ndalimi që të mos flasësh për këtë, nëse një grua bën një shaka të diskutueshme në lidhje me një foto të diskutueshme të një gruaje është sepse ekziston liria të flasësh për të, nëse publikon një foto, ti gjithashtu ke të drejtë ta komentosh atë. Të bekuara qofshin gratë si Sabrina Ferilli, Maria De Filippi, Alessia Marcuzzi, Barbara D’Urso, Filippa Lagerback që dinë të qeshin me veten e tyre. Të qeshurit është një shpëtim, një nga gjërat e pakta që na ka shpëtuar në këtë periudhë ”.