“Për dy ditë do merrni vesh të vërtetën” Trondisin vëllezërit e Klodian Rashës pas vizitës së Ramës

0

Pas refuzimit që i bënë pensionit të dhënë nga qeveria, kryeministri Edi Rama vizitoi paraditen e sotme për herë të tretë familjen e Klodian Rashës.

Pas largimit nga banesa, kreu i qeverisë nuk pranoi të fliste për gazetarët në lidhje me motivin e këtij vendimi.

Ndërsa nga ana tjetër vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha thanë jashtë kamerave se pensionin do e japin për bamirësi, pasi ata nuk kanë nevojë për pension por për drejtësi.

Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë për ABC se “për dy ditë do ta merrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje.”

Kujtojmë se qeveria i ka akodruar si pension 60.8 mijë lekë të reja në muaj familjes së Klodian Rashës .

Në vendim thuhet se pas vrasjes që, cilësohet si aksidentale, qeveria ka vendosur t’i japë trajtim financiar sa 8-fishi i pensionit social ( që është 7.6 mijë lekë në muaj) familjes së të riut.

Artikulli i mëparshëmTjetërsimi i aktorit fitues i Oscar, për shkak të sëmundjes
Artikulli i radhësIa kërkoi babai i të ndjerit/ Veliaj: Rruga ku u vra Klodian Rasha do të marrë emrin e tij