Ia kërkoi babai i të ndjerit/ Veliaj: Rruga ku u vra Klodian Rasha do të marrë emrin e tij

0

Me kërkesë të familjes, Veliaj do t’i propozojë Këshillit Bashkiak emërtimin “Klodian Rasha”, rrugës pranë shtëpisë së të ndjerit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi sot, gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar, një detaj nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij.

Veliaj u shpreh se dëshira e të atit do t’i shkojë për propozim Këshillit Bashkiak të Tiranës javën e ardhshme.

Artikulli i mëparshëm“Për dy ditë do merrni vesh të vërtetën” Trondisin vëllezërit e Klodian Rashës pas vizitës së Ramës
Artikulli i radhësRritja e të infektuarve me COVID-19, Holanda futet në izolim total për 5 javë