“Lleshaj nuk iku për vrasjen e Klodian Rashës” Ish-deputeti bën deklaratën që nuk pritej

0

Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari ka komentuar së fundmi dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Ai theksoi se ky largim nuk kishte të bënte me vrasjen e Klodian Rashës, edhe pse u shit si i tillë.

“Policinë e Shtetit sot e drejton Edi Rama. Edhe largimi i Sandër Lleshit nuk është largim që ka ndodhur për ngjarjen, pavarësisht se po e shet Edi Rama që ka ndodhur për ngjarjen.

Sandër Lleshi ka 6 muaj apo një vit që ka pasur dëshirën e tij për të dhënë dorëheqjen sepse është thjesht një kukull në dorën e Edi Ramës dhe nga një gjeneral me grada, përfundoi në pension të parakohshëm, duke u përdorur në mënyrën më të keqe nga një kryeministër. Nëse sot ka një Ministër të Brendshëm, i cili është përdorur në mënyrën më të keqe, ai është Sandër Lleshi, i cili në drejtimin e tij të policisë, sigurisht që do thoni që ministri është politik dhe policia është teknike, por jo. Ky zotëri ka futur frymën e Edi Ramës te Policia e Shtetit”, tha ai.

Nga ana tjetër, Braimllari komentoi edhe protestat e zhvilluara nga të rinjtë, të cilat i cilësoi si një akumulim i papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe negativitetit të qeverisë së Edi Ramës.

“Këto protesta që po ndodhin në Tiranë, janë kulmi i akumulimit të një energjie negative, papërgjegjshmërie, arrogance, të një qeverie si kjo e Edi Ramës. Është kulmi i një qeverie moniste. Ka kapur çdo institucion, ka përdorur çdo strukturë në funksion personal të Edi Ramës. Këtë nuk e përballojnë dot të rinjtë. Përballë kësaj ata kanë reaguar.

Pra të mos e shikojmë thjesht si një reagim spontan. Nisi nga një ngjarje shumë e rëndë dhe ata kërkojnë drejtësi, sepse protestën e nisën shokët e djalit që u ra nga dora e shtetit dhe pastaj kulmoi me të rinjtë dhe të rejat e Tiranës. Ne kemi kushërinjtë tanë gjimnazistë që na thonë jemi në protestë, pse nuk vini.

Pra ato kërkojnë të sensibilizojnë për këtë gjë. Ato kanë sensibilizuar edhe prindërit e tyre për këtë gjë dhe të jeni të bindur pjesa më e madhe e tyre i kanë prindërit punonjës të administratës publike. Pra ky është reagim mbi partitë politike, por Edi Rama kërkon ta politizojë, ta fusë në linjën e politikës, me qëllim që të bëjë pis dhe atë reagim, por mbi të gjitha t’i ikë edhe ngjarjes së rënë”, deklaroi Braimllari ndër të tjera për programin “7 pa 5”.

Artikulli i mëparshëmRritja e të infektuarve me COVID-19, Holanda futet në izolim total për 5 javë
Artikulli i radhësGanajt i mbaron mandati, zbulohen 6 emrat, cili do të kontrollojnë pasuritë e politikanëve?