Vrasja në Rrëshen, Anton Keli doli nga makina për të hyrë në market, u zvarrit për të kërkuar ndihmë

0
ME FOTO: Ky është Anton Keli, 51-vjeçari që u masakrua me plumba brenda  makinës së tij – Dosja AL

Anton Keli pak muaj më parë la Gjermaninë ku jeton me familjen për t’i qëndruar pranë nënës së tij e cila jetonte vetëm në Rrëshen. Por një breshëri automatiku i mori jetën pasditen e së martës në hyrje të qytetit. 51 vjeçari ndërroi jetën në spital. Mësohet se viktima është djali hallës së Armando dhe Preng Gjinit. Armando u ekzekutua një vit më parë në Rrëshen, ndërsa i vëllait u plagos rëndë nga lënda plasëse që ju vu në makinë 3 muaj më parë në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Sipas burimeve të ABC, Keli ka qenë duke hyrë në qytetin e Rrëshenit rreth orës 17:40, ka ndaluar makinën dhe ka dashur të hyjë këtë market. Në momentin që doli nga makina autori apo autorët e kanë qëlluar. Burimet tregojnë se ai u zvarrit me plagët në trup deri tek marketi për të kërkuar ndihmë.

Në spitalin e Rrëshenit shkoi me shenja jetë por nuk mbijetoi dot. Pas këtij ekzekutimi policia dhe forcat e FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa persona në komisariatin e Mirditës. Keli kohët e fundit lëvizte shpesh nga Mirdita në Tiranë dhe anasjelltas.

Artikulli i mëparshëmPublikohet fotoja e policit shqiptar që vrau vajzën dhe më pas veten
Artikulli i radhës“M’u duk si armë”, misteri i pistoletës që u gjet pas vrasjes së Rashës! Pse kontrolli u bë nga policia