Idetë më të mira, shpesh herë mund të ketë ndodhur t’ju kenë ardhur në dush. Ju, nuk jeni të vetmit. Shumicës së njerëzve ju ndodh kjo, dhe arsyen do jua tregojmë më poshtë.
1 .Idetë më të mira vijnë kur nuk mendoni.
Shkenca e ka provuar se idetë e mira nuk vijnë kur ne mendojmë, por gjatë kohës së dushit. Një grup studiuesish u dhanë studentëve lojëra logjike dhe u kërkuan atyre të raportonin nëse i morën përgjigjet e tyre duke menduar zgjidhjen hap pas hapi ose nëse përgjigja thjesht “u erdhi atyre”. Siç doli, ata që zgjidhën saktë problemin nuk ishin ata që u përpoqën ta zgjidhnin atë hap pas hapi. Bërja e një dushi bën që idetë tuaja të rrjedhin, dhe ka më shumë të ngjarë të dilni me zgjidhje krijuese.
2. Dushet rrisin nivelin e dopaminës.
Bërja e dushit është një nga mënyrat më të lehta për të rritur dopaminën, një neurotransmetues përgjegjës për motivimin dhe përqendrimin. Është e rëndësishme për kujtesën dhe funksionin e trurit tuaj dhe madje rregullon lëvizjet e trupit tuaj. Dushi në ujë të ftohtë mund të rrisë dopaminën me 250%.
3. Jeni të relaksuar.
Kur të jemi të relaksuar, ka më shumë të ngjarë që ta kthejmë vëmendjen tonë përbrenda dhe të dalim me ide të zgjuara. Larja ose dushi mund të ulë stresin dhe ankthin, t’ju qetësojë dhe të bëjë që idetë tuaja të lulëzojnë.
4. Një shpërqendrim i vogël është i mirë për krijimtarinë.
Ndërsa përqendrimi intensiv është i rëndësishëm për punën, një shpërqendrim i vogël mund të “rifreskojë” trurin tuaj dhe të ndihmojë imagjinatën të vihet në punë. Dushi është një shembull i përsosur se si mund ta kalojmë vëmendjen tonë nga një aktivitet në tjetrin. Shpërqendrimi mund t’i japë trurit tonë një “pushim” dhe ne mund të punojmë për një problem në mënyrë më kreative.
5. Jeni më kreativ kur jeni i përgjumur.
Ju ndoshta jeni mësuar të bëni dush herët në mëngjes kur jeni gjysmë i fjetur, ose vonë në mbrëmje kur mezi prisni të shkoni në shtrat. Mund të mendoni se kur jeni të lodhur, nuk ka gjasa të dilni me ndonjë ide inovative, por shkenca vërteton se mjegulla e trurit në të vërtetë mund të rritë krijimtarinë tuaj. Studiuesit kanë zbuluar se ne përdorim të menduarit kreativ kur jemi të lodhur.