Shtimi i rasteve, Franca vendos “shtetrrethim” gjatë natës

0

Franca ka zëvendësuar bllokimin e dytë kombëtar me një shtetrrethim natën. Qytetarët nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia midis orës 20:00 dhe 06:00 pa një formular autorizimi.

Nata e Krishtlindjes do të përjashtohet, por rregulli do të qëndrojë në fuqi për Vitin e Ri. Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri të paktën më 20 janar.

Në Francë të martë humbën jetën 790 persona, duke e çuar në 59,072 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë, shkruan BBC.

Ndërkohë vendet e BE kanë shtrënguar masat, duke vendosur bllokim në prag të festave për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve.

Artikulli i mëparshëmJa pse idetë më të mira na vijnë në dush!
Artikulli i radhësFisi që ka befasuar botën me traditat e tij