Regjizori i famshëm amerikan, Oliver Stone ka zgjedhur Sputnik V për tu mbrojtur nga koronaviruci. “Sapo bëra vaksinën ruse para pak ditësh. Nuk di a do të funksionojë por kam dëgjuar gjëra pozitive”, tha regjizori amerikan për
televizionin e moskovit Channel One.
Stone, i cili ka vizituar centralet bërthamore të Rusisë për dokumentarin e tij të ri mbi ndryshimin klimatik tha që do të marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. “Kam besim. Është një vaksinë e mirë por nuk po kuptoj pse injorohet nga Perëndimi”, tha regjizori. i cili është autori i një dokumentari të gjatë, për Vladimir Putinin, shumë të kritikuar për anshmëri në vendin e tij në SHBA.
Rusia ka nisur një fushatë vaksinimi në nivel kombëtar, duke nisur nga punonjësit me risk të lartë. Stone – sot 74 vjeç – ka vendosur të marrë vaksinën, edhe pse ekspertët rusë kanë frikë se mund të jetë e dëmshme për pacientët e moshës mbi 60 vjeç.