Fisi Yanomami që jeton midis kufirit të Brazilit dhe Venezuelës ka befasuar botën me traditat e tij. Gratë janë përgjegjëse për punët shtëpiake, përveç gjuetisë dhe vrasjes së kafshëve të mëdha. Rregullat e gjuetisë përfshijnë mos ngrënien e mishit të kafshëve që vriten dhe çdo gjuetar ia jep mishin dikujt tjetër.
Ritet konsiderohen si një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës Yanomami. Çdo krijesë, gur, shkëmb ose ndonjë objekt konsiderohet të ketë një shpirt. Këto shpirtra nganjëherë mendohet se janë të mirë dhe të këqij, agresivë apo shërues kundër sëmundjeve.
Një nga zakonet e çuditshme të fisit është se hiri i një të afërmi të vdekur përzihet me banane dhe konsumohet. Kjo traditë nënkupton forcimin e popullit Yanomami dhe mbajtjen gjallë të frymës së atij individi. Ekziston besimi se fuqitë e të ndjerit do të kalojnë tek ata.
Vajzave të reja që arrijnë një moshë të caktuar iu kërkohet të martohen dhe të lindin shumë fëmijë. Gjaku menstrual konsiderohet helmues në fis dhe një vajzë me menstruacione largohet nga shtëpia. Martesat midis kushërinjve janë gjithashtu të zakonshme për njerëzit Yanomami. /abcnews.al