Një ngjarje e rëndë u regjistrua në një fshat të Beratit, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Krimi ndodhi në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj. Vangjel Polovina ekzekutoi me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin Ajet Guneli, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë.
Të njëjtat burime thanë se viktima i kishte dhënë me qira një stallë derrash autorit të dyshuar, ndërsa për këtë fakt dhe kishin pasur konflikte, duke çuar në krimin e rëndë.
Viktima e atentatit të djeshëm me armë zjarri në një lokal në fshatin Goraj të qytetin e Kuçovës rezulton të jetë ende në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.
Edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditësh së djeshme, në morgun e Beratit nuk është paraqitur ende asnjë familjar për të tërhehur trupin e pajetë të 37-vjeçarit, që vazhdon ende të qëndrojë në frigorifer.
Burime nga morgu i Beratit konfirmojnë se janë në pritje të vëllezërve të viktimës, që janë nisur nga Greqia për të marrë vëllain e tyre të vdekur.
Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë se në vendngjarje janë gjetur 27 gëzhoja të së njëjtës armë kallashnikov, që është edhe arma e krimit.
Burimet konfirmojnë edhe rezultatet e mjekësisë ligjore. Sipas burimeve, ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se në trupin e viktimës ka pasur 20 plumba.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore,viktima Ajet Guneli kishte marrë një plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtëm dhe sipas raportit të mjekësisë ligjore, viktima kishte vdekur në vend.