Gjobë të majme për Presidentit kilian pasi theu rregullat anti-covid

0
Gjobë të majme për Presidentit kilian pasi theu rregullat anti-covid

Presidenti kilian Sebastian Pinera u gjobit me 3500 dollarë pasi pozoi për një selfie në një plazh me një vajzë që e takoi rastësisht.

Presidenti siç shihet dhe në foto nuk mbante maskë siç kërkohet nga rregullat e vendosura për shkak të pandemisë COVID-19, thanë zyrtarët shëndetsorë.

Kili zbaton rregulla të rrepta për mbatjen e maskave në të gjitha vendet publike dhe ata që nuk i zbatojnë dënohen me gjoba dhe me burg.

Piιera kërkoi falje pasi fotografia u postua në mediat sociale në fillim të dhjetorit.

Presidenti kilian shpjegoi se ai ishte duke ecur vetëm përgjatë plazhit pranë shtëpisë së tij në qytetin luksoz bregdetar kilian të Katsagua kur vajza në foto e njohu atë dhe kërkoi një foto.

Selfia tregon presidentin dhe gruan që qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit, në një ditë me diell dhe asnjëri nuk mban mask.

Kili ka regjistruar 581,135 raste  të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë në mars dhe 16,051 vdekje.

Artikulli i mëparshëmInterpoli sjell me pranga në Shqipëri, pengmarrësin e të një riu në Sarandë
Artikulli i radhësBasha: Bashkëshortja e kaloi Covid, edhe unë po përpiqem të sjell vaksina në Shqipëri