Kreu i shtetit ka bërë gjatë ditës së stome disa thirrje nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Facebook”, ku thekson se ka ndjekur me shqetësim situatën në sektorin fason, ku janë shfaqur një sërë problematikash, që mund të ishin shmangur nëse masat kufizuese, higjena dhe distancimi social në ambientet e punës do të ishin respektuar.
Gjithashtu në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.