‘Helmin e futëm në mbathje’/ Navalny ‘zbardh’ krimin ndaj tij

0
‘Helmin e futëm në mbathje’/ Navalny ‘zbardh’ krimin ndaj tij

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny arriti të mashtrojë një agjent të shërbimit sekret rus, i cili zbuloi më pas detaje se si e kishin sulmuar atë me agjentin nervor Noviçok.

Sipas BBC, Navalny u hoq sikur ishte një oficer i lartë i sigurisë që po merrte në telefon agjentin.

Agjenti Konstantin Kudryavtsev i tha se helmin Noviçok e kishin futur në mbathjet e zotit Navalny.

BBC raporton se Navalny, i cili po e merr akoma veten nga helmimi me Noviçok në Berlin, e postoi regjistrimin e bisedës online.

Navalny po fluturonte me një linjë ajrore në Rusi kur u shemb përtokë. Sulmi me helm për pak ishte fatal.

Por sipas bisedës me agjentin, reagimi i shpejtë i pilotit të avionit dhe stafit mjekësor në Omsk të Siberisë- ku Navalny u trajtua fillimisht, mund të jenë arsyeja se përse ai nuk vdiq.

Agjenti Kudryavtsev tha se ai ishte dërguar më vonë në Omsk për të marrë rrobat e Navalny dhe hequr prej andej të gjithë gjurmët e helmit.

Autoritetet ruse nuk kanë bërë asnjë koment.

Artikulli i mëparshëmOBSH: Koronavirusi i ri nuk është vdekjeprurës, por duhet frenuar
Artikulli i radhësNdahet nga jeta profesori i njohur i Universitetit të Tiranës