Pritet vetëm firma në kontratë, por gjithçka është vendosur. Maurizio Pochettino do të uletë në pankinën e Paris SG, duke marrë vendin bosh të lënë nga Thomas Tuchel. Sipas mediave franceze, ish-trajneri i Tottenham ka pranuar ofertën, që mes të tjerash përmban edhe një dhuratë në merkaton e verës.
Kampionët e Ligue 1 kanë vendosur të transferojnë Lionel Messi, duk plotësuar kështu edhe një dëshirë të vetë Pochettino. Klubi parizien ndjek prej kohësh “Pleshtin”, ndërsa kjo është mundësia më e mirë për ta bërë ëndrrën realitet. Kontrata e Lionel Messi me Barcelonën skadon në qershor, por duke nisur nga janari sulmuesi argjentinas është I lirë të ulet në tavolinën e diskutimeve me këdo.
Në verën e ardhshme ai largohet me parametra zero dhe vetëm një “mrekulli” mund ta bindë të qëndrojë me skuadrën katalunjase. Në klubin parizien ka shumë optimizëm, por gjithsesi kampionët francezë duhet të tregohen të kujdesshëm. Në garë për Lionel Messi është edhe Manchester City, që si armë të fortë për të bindur gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” ka trajnerit Pep Guardiola.