Prifti grek kundër rrymës: Mos e pranoni vaksinën anti-Covid, bëhet me bebe të abortuara

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Grek.jpg

Prifti grek, Serapfim u ka bërë thirrje besimtarëve që të mos pranojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid.

Gjatë një shërbese në Kishë ai ka thënë se ka informacion e vaksina anti-Covid është e prodhuar nga fetuset e abortuara të nënave shtatëzënë.

“Një lajm nga Italia fqinje nga të krishterët ortodoksë të cilët më kontaktojnë me këta njerëz me shumë dashuri, tha me shqetësim të madh sa më poshtë që vaksinat e reja sot… ato bëhen dhe përgatiten me produktin e aborteve,” tha ai.

Më tej, prifti tha se Papa e ka pranuar këtë gjë por Kisha Ortodokse nuk mund ta marrë për bazë mendimin e tij, pasi kjo gjë është e papranueshme për besimtarët ortodoksë.

“Kështu është, por ne duhet ta pranojmë atë ekonomikisht për shëndetin e njerëzve. Por ky është një gabim i madh dhe natyrisht është jashtë një kishe të shenjtë katolike dhe apostolike dhe ne nuk mund ta llogarisim mendimin e tij, por ne ortodoksët nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë,” tha më tej ai.

Deri tani janë aprovuar 3 vaksian anti-Covid në botë. Fillimisht u aprovua ajo e Pfizer/BioNTech, e dyta e Modernas dhe ditën e sotme u aprovua edhe e Universitetit të Oksfordit dhe AstraZeneca-s.

Artikulli i mëparshëmTronditje fiskale në Serie A, pagesat e larta i bëjnë klubet e mëdhenj të dridhen
Artikulli i radhësVaksina ruse Sputnik V arrin në Serbi, ministria e Shëndetësisë: Pritet të çertifikohet për dy ditë