Lihet në burg hakeri/ Prokuroria: Përfitoi nga dobësitë e sistemit

0
denis trungu - Shqiptarja.com

Argumenti i prokurorisë së Tiranës për të arrestuarin Denis Trungu, është se ai ka përfituar nga dobësitë e sistemeve digjitale të bankave.

Dhe për këtë arsye, ai duhet të qëndrojë në burg, pasi ka përfituar nga këto dobësi.

Pas këtyre argumenteve, Gjykata e Tiranës e ka lënë në burg Denis Trungun.

Ky i fundit u arrestua për mashtrim kompjuterik dhe dyshohet se ka përfituar mbi 15.5 milionë lekë të reja nga një banka e nivelit të dytë.

Gjatë seancës, Trungu nuk ka pranuar se ka kryer mashtrim kompjuterik, por ka kryer disa veprime të ligjshme, që janë aprovuar nga banka.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës pretendoi se Trungu ka përfituar nga një dobësi e sistemit dixhital E-Banking dhe ka kryer transferta.

Sipas të dhënave Trungu ka kryer 36 transferta në llogari dhe banka të tjera, si dhe ka paguar shërbime.

Artikulli i mëparshëmMeta vlerëson At Gjergj Fishtën me dekoratën më të lartë
Artikulli i radhës“Duhet të stimulohet sipërmarrja e të rinjve” / Basha: Ndryshimi domosdoshmëri kombëtare më 25 prill