Tronditje fiskale në Serie A, pagesat e larta i bëjnë klubet e mëdhenj të dridhen

0

Një goditje e rëndë po mbërrin për llogaritë e Serie A, e frikësuar nga një tronditje fiskale që rrezikon të rëndojë më tej bilancet e klubeve. Në fakt, një qarkore nga Agjencia e të Ardhurave ka përjashtuar lojtarët nga aplikimi i përfitimeve tatimore të prezantuara në vitin 2019 përmes “Dekretit të Rritjes”, duke ulur përfitimet mbi pagesën e rrogave. Një situatë që nuk është ende përfundimtare, por që gjithsesi ka alarmuar shoqëritë. Nëse këto lehtësira do të zhdukeshin, shumë klube do të humbnin miliona euro.

Sipas Corriere dello Sport, do të ishte një telash i madh për t’u menaxhuar. Përkundër disa dispozitave parandaluese në parashikimin e rreziqeve të buxhetit 2019/20, në fakt, flitet për miliona euro që duhen kthyer dhe për pagesa që do të peshonin ndjeshëm në llogaritë e klubeve në të ardhmen. Duke përfituar nga regjimi i favorshëm i rezervuar për pesë vjet për punëtorët që vijnë nga jashtë për të jetuar në Itali, shumë ekipe në 2019 kishin blerë lojtarë të huaj, duke ofruar paga më të larta neto. Situatë që tani, në mungesë të një Dpcm specifik, rrezikon të shkaktojë kundërvënie pikërisht ndaj të njëjtave kompani, të detyruara të heqin dorë nga përfitimet tatimore në lidhje me uljen e shumës së tatueshme e të shohin rritjen e kostove të përgjithshme të pagave të premtuara.

Për të dhënë një shembull konkret, Juventus do të shihte rritjen e kostove të punësimit vjetor të De Ligt (7.5 milion neto në vit) nga rreth 11.4 milion në 15.5 milion. Një situatë që alarmoi menjëherë jo vetëm shoqëritë, por edhe organet federale. Presidenti Gravina menjëherë i shkroi qeverisë duke i shprehur shqetësim të madh lidhur me këtë çështje dhe duke kërkuar masa urgjente. Ndërhyrje që së shpejti mund të mbërrijë me një Dpcm ad hoc. Ndërkohë, Seria A po dridhet.

Artikulli i mëparshëmKompania kineze Sinopharm: Vaksina është 79 për qind efektive ndaj COVID-19
Artikulli i radhësPrifti grek kundër rrymës: Mos e pranoni vaksinën anti-Covid, bëhet me bebe të abortuara