Greta Thunberg u bë 18 vjeç ditën e dielë, më 3 janar dhe falenderoi gjithë njerëzit që e ndjekin me një mesazh paksa të çuditshëm në Twitter, për mënyrën se si do festonte.
Aktivistja suedeze njihet për sarkazmën dhe shkathtësinë në komunikim, që kur doli në skenë në moshën 15 vjecare, kështu që një shkrim në Twitter s’ka se si të ishte më pak ironik: “Faleminderit shumë për të gjitha urimet në ditëlindjen time të 18! Sonte do më gjeni poshtë lokalit të lagjes, duke ekspozuar të gjitha sekretet e errëta që fshihen pas teorive konspirative të klimës dhe grevës së shkollës dhe njerëzit e ligë që s’më kontrollojnë dot më tani. Më në fund jam e lirë!!” Postimi është një “tallje” ndaj të gjithë atyre që mendonin se Greta ishte vetëm një fëmijë, që përdorej nga njerëz më të rritur e më të pushtetshëm se ajo.
Krahas aktivizmit, Greta vazhdon të jetë pjesë e shumë bamirësive ndërkombëtare.