Lufta me koronavirusin/ Eugena Tomini jep lajmin e keq, ja çfarë pritet të ndodhë pas 2 javësh në Shqipëri

0
Lufta me koronavirusin/ Eugena Tomini jep lajmin e keq, ja çfarë

Shefja e survejancës epidemiologjike, Eugena Tomini, tregon se situata aktuale është e qëndrueshme, por nuk është aspak optimiste për javët në vijim.

Një rritje e mundshme e rasteve sipas Tominit  pritet të ndodhë pas 2 apo 3 javësh, për shkak të festimeve dhe grumbullimeve të qytetarëve në zona të caktuara të vendit.

“Pavarësisht rekomandimeve te strukturave shëndetësore, grumbullime ka pasur dhe parashikimet shohin një trend në rritje të rasteve me COVID. Sidoqoftë, mbetemi në kuadrin e parashikimeve, për të vlerësuar situatë në mënyrë dinamike”, deklaroi Tomini për A2.

Artikulli i mëparshëmMbushi 52 vjeç/ ‘Heshtja e Michael Schumacher ka krijuar një boshllëk të madh’
Artikulli i radhësSurprizë! Studimi i fundit bën kthesën e madhe, tregon sa kafe mund të pijmë në ditë