Themeluesi i “Renani Jewels” në Indi, Harshit Bansal ka vendosur rekordin e ri botëror me dizajnin e tij të fundit, pasi krijoi unazën me 12.638 diamante.
Sipas librit të rekordeve Guinness, ky është numri më i madh i diamanteve të vendosur në një unazë.
Unaza e quajtur “Marigold” ose “unaza e prosperitetit” ka një brez rrethor me një dizajn të një luleje, i mbushur me mijëra diamante natyrorë 38.08 karat, ndërsa pasha e saj është pak më shumë se 165 gram.
Bansal u tha zyrtarëve të librit Guinness se u frymëzua për të thyer rekordin e mëpërparshëm teksa studionte dizajnin e bizhuterive në vitin 2018 në Surat të Indisë, ndërsa 2 vite më vonë kompania e tij përfundoi modelin e unazës me 12.638 diamante.