TRONDITËSE/ 41-vjeçarja VDES papritur dy ditë pasi bëri vaksinën kundër Covid-19 të Pfizer

0
TRONDITËSE/ 41-vjeçarja VDES papritur dy ditë pasi bëri vaksinën kundër Covid-19 të Pfizer

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor në Portugali ka ndërruar jetë dy ditë pasi bëri vaksinën Pfizer.

Sipas informacioneve për mediat, Sonia Acevedo, 41 vjeç humbi jetën në ditën e parë të vitit 2021.

Mësohet se kjo ndodhi rreth 48 orë më parë ajo mori vaksinë e Pfizer kundër koronavirusit.

Ditën e nesërme pritet që të bëhet autopsia për të parë edhe shkakun e vdekjes. Nëna e dy fëmijëve ka punuar në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto.

Mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka pasur ndonjë efekt anesor pasi ka bërë vaksinën.

“Në lidhje me vdekjen e papritur të një ndihmësi operativ nga IPO në Porto më 1 janar 2021, Bordi i Drejtorëve konfirmon ngjarjen dhe shpreh keqardhje të sinqertë për familjen dhe miqtë. Kjo humbje ndihet edhe këtu. Shpjegimi i shkakut të vdekjes do të ndjekë procedurat e zakonshme për këto rrethana”,- tha Instituti Portugez i Onkologjisë në një deklaratë zyrtare.

Artikulli i mëparshëmLETRA/ Meta i përgjigjet Ramës: E vërteta se kush e bllokon ndërtimin e rrugës Vlorë – Orikum
Artikulli i radhësQeveria italiane, Renzi rrezikon kabinetin e Conte