A ka ardhur varianti i ri i koronavirusit në Shqipëri? Flet shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini

0
A ka ardhur varianti i ri i koronavirusit në Shqipëri? Flet shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini

Shqipëria i pezulloi fluturimet me Britaninë, pasi u zbulua varianti i ri i koronavirusit. Por a ka ardhur në Shqipëri varianti i ri i COVID-19?

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP e ftuar në emisionin “Log”, u shpreh se deri tani nuk është evidentuar asnjë rast.

Deri tani nuk është dedektuar asnjë monstër apo nëpërmjet diagnozës së PCR-së, e dyshimtë për kundrejt virusit covid-19. Nëse do të kishim dyshime, monstra transportohet në Berlin dhe Londër, ky është binjakëzimi i laboratorit të referencës.

Deri tani nuk ka rezultuar asnjë e dyshimtë, që është brenda linjës së koronaviruseve, por nuk konfigurohet si covid-19 dhe nëse do të shfaqet sigurisht bëhet dërgimi direkt në këto laboratorë referencë” tha ajo.

Varianti i ri i koronavirusit është më infektues, dy ditë më parë u zbuluan 6 raste në Greqi.

Artikulli i mëparshëm“Shqiponjat” arrestojnë të riun në Shkodër, shkeli orën policore, kishte armë në brez
Artikulli i radhësEcuria e COVID-19 në Shqipëri, shifrat në ulje për të katërtën javë radhazi