Pas emërimit si gjyqtar në Gjykatën Kushtetues, Përparim Kalo ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale. Në një postim që ka bërë në Facebook ai thotë se do të heqë dorë në mënyrë që t’i përkushtohet tërësisht detyrës së re.
“Se pari, ju uroj gezuar vitin e ri dhe, se dyti, ju falenderoj per komunikimin qe kemi patur bashke nder vite. Prej jush kam mesuar shume gjera, kam marre lajme te gezuara, te hidhura, urime, ftesa, fotografi, video dhe artikuj e mendime qe me kane sherbyer per te zgjeruar njohurite ne fusha te ndryshme.
Sot po ju shkruaj per tju njoftuar se, per shkak te emerimit tim Gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese me dekret te Presidentit te Republikes me date 23 dhjetor 2020 me duhet te largohem nga rrjetet sociale per tju dedikuar teresisht ketij funksioni te larte publik. Edhe njehere ju falenderoj per kenaqesine qe me keni dhene permes komunikimit tuaj! Miqesisht, Perparim Kalo” – shkroi ai.
Më 23 dhjetor, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar Kalon si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese duke plotësuar kështu korumin minimal të këtij institucioni.