Vjen paralajmërimi për Shqipërinë/ Lumenjtë do dalin nga shtrati, do ketë përmbytje të mëdha

0

Moti i keq me reshje të dendura shiu, që do të jetë prezent në vend edhe në ditët në vijim. Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për përmbytje, duke theksuar se këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Historiku i përmbytjeve të mëdha në Shqipëri në 40 vitet e fundit - Të Paekspozuarit

Me një shënim në facebook, IGJEUM bën me dije se përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021.

Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021.

Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve.

Shkalla e rr ezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

Zonat e rrezikuara nga përmbytjet në Shqipëri – Lajmi.net
Artikulli i mëparshëmRudina Magjistari hedh foto me burrin/ Komentuesja e bën për ujë të ftohtë: “Budalliku nuk ka brirë”
Artikulli i radhësDo mbeteni me gojë hapur/ Ja pse duhet të pini ujë me limon cdo mëngjes