Pas orësh të tëra kaosi kanë qenë forcat e Gardës Kombëtare që kanë marrë nën kontroll godinën e Kongresit Amerikan.
Protestuesit janë nxjerrë jashtë godinës dhe tashmë ajo konsiderohet e sigurt. Gjithsesi janë të shumtë ata që vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.
Të paktën 20 persona janë arrestuar. Deri tani raportohet se një grua ka humbur jetën nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe 6 të tjerë janë plagosur.
Uashingtoni ka shpallur shtetrrethimin për shkak të dhunës. Mësohet se senatorët do të rinisin shumë shpejt seancën për certifikimin e Biden si President të ardhshëm të SHBA.