Zjarri në Tiranë, policia jep detaje

0

Një zjarr ka përfshirë një banesë këtë paradite, pranë Rrugës së Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se fatmirësisht nuk ka njerëz të bllokuar.

Policia njofton se zjarri ka rënë në rrobaqepësinë e një 37-vjeçari, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Policia jep detaje 

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikulli i mëparshëmMblidhet sot për herë të parë Gjykata Kushtetuese pas plotësimit të saj! Çështjet e ‘nxehta’ që priten të trajtohen, që nga padia e Metës e deri zgjedhjet e 30 qershorit
Artikulli i radhës“Nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë!”, Bebe Rexha zbulon sendin e veçantë që mban në shtëpinë e saj