“Nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë!”, Bebe Rexha zbulon sendin e veçantë që mban në shtëpinë e saj

0
“Nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë!”, Bebe

Bebe Rexha na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj dhe sidomos me faktin se i ka treguar të gjithë botës se nga vjen. Pak ditë më parë, për festat e 28-29 nëntorit ajo na bëri zemrat mal, teksa doli të festonte rrugëve të SHBA së bashku me gjithë shqiptarët e tjerë që jetojnë atje.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka treguar pjesët e veçanta dhe të preferuara të shtëpisë, teksa ka treguar një nga erëzat më të veçanta që ka në shtëpi. Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi këtë.

“Kjo këtu quhet vegeta, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar”,– ka thënë Bebe Rexha.

Artikulli i mëparshëmZjarri në Tiranë, policia jep detaje
Artikulli i radhës“Ndjejë diçka të tmerrshme”/ Kishte 5 muaj që nuk po i rikthehej shija dhe nuhatja pas infektimit me Covid, këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen recetën që i solli normalitetin e shqisave