Arsenali drejt falimentimit? “Topçinjtë” në krizë të thellë financiare…

0
Arsenal defence continues to toil as Shkodran Mustafi fails to justify  price-tag - Ghana Latest Football News, Live Scores, Results -  GHANAsoccernet

Me Covid-19 që ka prekur të gjithë planetin prej më shumë se një vit, shumë sektorë të industrisë, përfshirë futbollin, kanë pësuar humbje monetare.

Për shkak të krizës financiare të lidhur me koronavirusin, disa klube kanë humbur shumë para, dhe disa kanë vendosur t’i drejtohen ndihmës shtetërore.

Një gjë të tillë ka bërë edhe klubi i Arsenal, që sapo ka publikuar një deklaratë për shtyp, ku ka njoftuar se ka marrë një hua prej 120 milionë £ nga Banka e Anglisë, ose rreth 132.5 milion €.

“Ne jemi duke marrë një kredi afatshkurtër 120 milion £ përmes këtij institucioni për të ndihmuar pjesërisht në menaxhimin e ndikimeve të humbjeve të të ardhurave që i takojnë pandemisë. Kjo është një qasje e ngjashme me atë të marrë nga një larmi e madhe e organizatave kryesore në shumë industri, përfshirë sportin, dhe është e ripagueshme në maj 2021”, shkroi klubi në komunikatë.

Artikulli i mëparshëmCili është amendamenti i 25-të që mund ta largojë Trump-in nga detyra përpara kohe?
Artikulli i radhësDeklarata e papritur e ministrit të Jashtëm turk: Jemi gati të normalizojmë marrëdhëniet me Francën