Skandal në Laç/ Arbitri kryesor rrihet pas ndeshjes me Kukësin

0
Skandal në Laç/ Arbitri kryesor rrihet pas ndeshjes me Kukësin

Një skandal i vërtetë ka ndodhur pas ndeshjes Laçi-Kukësi, e përfunduar me shifrat 3-2 për vendasit, e vlefshme sot për Kategorinë Superiore të futbollit.

‘Panorama Sport’, informon se menjëherë pasi është mbyllur takimi në Kurbin, është ushtruar dhunë arbitrit kryesor i këtij takimi, Kreshnik Bajramaj.

Dyshohet se personi që ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës ka qenë një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë reagimi do të ketë nga FSHF dhe vetë Shoqata e Arbitrave pas këtij incidenti në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ 60 sekondat e tmerrshme, si u rrëzua avioni në Indonezi, radari tregon si u zhduk
Artikulli i radhës‘Do të të nxjerr lakuriq jashtë shtëpisë’/ Si i zhvati 30 vjeçari paratë vajzës së pasur nga Tirana