sp
Meteologët britanikë kanë dhënë alarmin për mbërritjen e një stuhisë Filomenia në Ballkan, ku edhe ndodhet Shqipëria.
Ekspress.Co.uk shkruan se sipas meteorologëve, stuhia që la pas tre të vdekur, pritet që javës tjetër të zbarkojë në Itali dhe në Ballkan, një ngjarje kjo që ndodh vetëm njëherë në 30 vite.
“Madridi do të përballet me më shumë se 20 cm trashësi dëbore edhe sot. Është pothuajsë një gjë e pa ndodhur më parë, një event që mund të vijë vetëm njëherë në 30 vite. Kjo nuk është parë që nga viti 1970, por stuhia Filomena e shkaktoi këtë gjë. Për pak ditë ose një javë, kjo stuhi do të zhvendoset në Itali dhe në Ballkan, vende që do t’i mbushë me sasi të madhe dëbore,”– thonë meteorologët.
Stuhia e fortë la pas 3 viktima sot në Spanjë. Edhe Shqipëria është nën pushtetin e një moti të keq e me shira të shumta, por dëbora ka mbetur vetëm në Veri të vendit për momentin.