Bashkëshortja e Elon Musk infektohet me Covid-19

0
Bashkëshortja e Elon Musk infektohet me Covid-19

Bashkëshortja e Elon Musk, Grimes ka zbuluar së është infektuar me coronavirus.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja, emri i vërtetë i së cilës është Claire Elise Boucher, të premten tregoi me anë të një postimi në InstaStory, me anë të të cilit tregoi se qëndron në mesin e shumë njerëzve në të gjithë vendin që kanë rezultuar pozitivë për virusin.

“Më në fund kam kontraktuar COVID-19”, shkruajti ajo. 32 vjeçarja nuk sqaroi nëse partneri i saj, CEO i SpaceX, Elon Musk, ose fëmija i tyre tetë muajsh kanë rezultuar pozitivë apo jo.

Musk shkroi në Twitter në nëntor se ai besonte në kohën kur tashmë ishte prekur nga virusi por po përjetonte vetëm simptoma të ngjashme me atë të një ftohjeje.

Në maj, çifti mirëpritën së bashku fëmijën e tyre të parë, të cilin e quajtën X Æ A-XII. Që atëherë ata i janë referuar fëmijës si X. 

Elon Musk dhe partnerja e tij, Grimes në muajin nëntor ndezën një debat të madh në rrjet kur treguar se kanë quajtur të birin e tyre, X Æ A-Xii, dhe shkurt e quajnë X.

Themeluesi i “Tesla-s”, Elon Musk ka pranuar se Grimes luan një pjesë shumë më të madhe në jetën e djalit të tyre në këtë moment sesa ai, por ai po pret me padurim për gjërat që mund të bëjnë së bashku kur ai të jetë më i madh.

Artikulli i mëparshëmSerbët të shqetësuar: Ushtria e Kosovës po anëtarësohet në NATO
Artikulli i radhësRama apo Basha? Astrologu shqiptar parashikon kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit: Yjet e favorizojnë