Blendi Fevziu tregon situatën e papritur me Yuri Kim: I dërgova këtë dhuratë për Krishtlindje, ma ktheu sërish! Ja pse nuk ma pranoi

0
Blendi Fevziu tregon situatën e papritur me Yuri Kim: I dërgova

Gazetari Blendi Fevziu tha se i kishte çuar Ambasadores Amerikane Yuri Kim një dhuratë për Krishtlindje, por që kjo e fundit ja kishte kthyer sërish.

Duke shpjeguar se si funksionon protokolli për dhuratat e zyrtarëve, Fevziu tregoi këtë episod:

“Para Krishtlindjeve i çova Ambasadores Amerikane një dhuratë modeste, që ishin dy sumbulla jeleku të bëra me filigram. Që ka një çmim relativisht modest. Pasi me falenderoi më tha që nuk mund ta pranoj.

Më pas më solli një letër zyrtare në të cilën pasi falenderon për dhuratën thotë që nuk mund ta mbajmë, se ligji amerikan nuk lejon dhurata më shumë se 20 dollarë nga individi dhe 392 dollarë nga shteti. E ktheu dhuratën”.

Duke lexuar më pas një fragment nga letra zyrtare që i mbërriti lidhur me këtë argument, gazetari shtoi:

“Dhe thotë: Ne do t’ju kthejmë këtë dhuratë, jo për t’ju ofenduar, as për t’ju vënë vënë në siklet, por sepse kjo është në respekt dhe në moshkelje të ligjit të SHBA dhe në respekt të taksapaguesve amerikanë”.

Artikulli i mëparshëm“Nuk dua të bëjë debat me Silva Binon”, Arban Domi: Kush e ka kaluar Covid ka mbrojtje edhe pas…
Artikulli i radhësNgjarje tragjike! Oficerja e policisë dhe vajza 2 vjeçe humbin jetën në aksident, mjeti tjetër drejtohej nga një shqiptar