Teksa po bisedohej se çfarë përfitimesh kanë secili nga negociatat mes Turqisë dhe Greqisë, gazetari Arjan Çani ka debatuar ashpër me Dritan Hilën.
Debati nisi kur Arjan Çani tha se nëse takimi mbahet në Tiranë ka një super pazar.
Pjesë nga debati:
Çani: Nëse ky takim mbahet në Tiranë, ka një Pazar shumë të madh në mes.
Hila: Po thuaje pra, cili është pazari.
Çani: Duhet të jesh budalla për të mos e kuptuar. Unë e thashë.
Hila: Po kalon caqet
Çani: Nuk pj*rdh për caqet
Hila: Tregoje me fakte. Cili është pazari.
Çani: Unë jam gazetar dhe si gazetar do të tregoj anën tjetër të medaljes. Nuk kam pse flas me gjuhë zyrtari. Ne këtu sulmojmë falas dhe mbrojmë me para.
Hila: Jemi këtu për të bërë analiza të thella, jo vetëm spektakël. Ne Turqinë e kemi aleat të madh. Nesër do ikë Erdogani do vijë një laik dhe Turqinë do e kemi sërish aleat.