Detaje të reja/ Autori deshi të masakronte familjen e shqiptarit në mes të Athinës

0

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Athinë, ku mbeti i vrarë shqiptari Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemtë e tij Anxhelo dhe Mihali si dhe një kameriere.

Mësohet se djemtë e viktimës janë në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra. Autori është identifikuar. Ai është një 54-vjeçar i shpallur në kërkim. Sipas dëshmisë që kanë dhënë në polici bashkëshortja e viktimës dhe ajo e autorit, sherri ka nisur për një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar.

Autori është konfliktuar fillimisht fizikisht me viktimën dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Sipas medieve greke që citojnë burime nga policia, autori i masakrës kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen Llangozi.

Artikulli i mëparshëmSMS të reja/ Pagoi 8 milionë lekë sanitaren e spitalit Covid, por nënës nuk i dhanë as bukë
Artikulli i radhësKishte me vete 40 kg suxhuk, kosovari ndalohet në aeroportin amerikan