Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, pas raportimeve që kërkesa për depozitimin e naftës është realisht më e ulët se sa ajo që pritej dhe fondet tregtuese të naftës duket se kanë përfunduar shitjen e kontratave në avancë dhe për muajin qershor.
Nafta e papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 15% në 14,20 dollarë për fuçi. Brent i papërpunuar i cili shërben si standardi ndërkombëtar, u rrit 3% në 23.43 dollarë për fuçi.
Cmimet e së mërkurës vijnë pasi Instituti Amerikan i Naftës u shpreh se inventarët e magazinuesve të naftës në SHBA u rritën me vetëm 10 milion fuçi gjatë javës së kaluar. Kjo ishte dukshëm më e ulët se 12 milion fuçit që pritej të rritej sipas parashikimeve të analistëve, raportoi Financial Times. Këto shifra tregojnë se kërkesa për magazinim gjatë periudhës së koronavirusit po ngadalësohet.
Tregjet gjithashtu patën një frymë pozitive gjatë ditës, që çoi në rritje të vlerës së aksioneve, pas lajmeve se kompania ndërkombëtare mjekësore Gilead ka pasur disa zhvillime domethënëse në arritjen e zbulimi të kurës për trajtimin e koronavirusit të ri. © aktualitet.al